Mjete Lundruese
Kompania jonë prodhon skafe me gjatësi nga pesë deri në pesëmbëdhjetë metra. Materialet që përdoren për ndërtimin e tyre janë nga më cilësoret në treg. Të gjitha skafet ndërtohen nën brendin Ari Marine. Pjesë e tyre janë motorra të markave më të njohura në botë si Suzuki, Yamaha, Mercury etj…
Përveç prodhimit, ne kryejmë dhe disa shërbime të tjera si: shitje-blerje dhe import. Kur vjen puna tek investimi në mjete të tilla është e nevojshme asistenca dhe profesionalizmi I një kompanie që është eksperte e kësaj fushe. Garantojmë seriozitet dhe transparencë maksimale në këtë proces.
Një pjesë e rëndësishme e kësaj industrie është edhe mirëmbajtja. Ne I kushtojmë hapësirën e duhur duke ofruar pjesë këmbimi dhe servis për mjetet e lundrimit. Këto shërbime bëhen nga teknikë profesionistë dhe të dedikuar ndaj kësaj industrie.
Si shërbim shtesë ne ju ofrojmë dhe furnizimin e mjeteve lundruese (vetëm të huaja) me karburant cilësor të kompanis lider në Shqipëri "Kastrati".
Për të kompletuar shërbimet e kësaj kategorie ne ofrojmë dhe kurse për patenta skipper, për aftësimin e drejtimit të mjeteve lundruese Motorike dhe Veliera deri në 24 metra gjatësi. Kursi kryhet me alternime dhe ditën e fundit bëhet praktika në det të hapur me mjete lundruese.